Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Një fluturim me parashutë në një destinacion të njohur turistik malor në Spanjën jugore përfundoi në tragjedi. Dy persona humbën jetën pas një incidenti në Sierra de Cadiz, pasi parashutat e dy pilotëve u përplasën në ajër. Shërbimet e emergjencës dërguan dy helikopterë në vendin e largët, pas thirrjeve të shumta në numrin e emergjencës 112. Njëri nga pilotët vdiq në vendngjarje para se të mbërrinte personeli mjekësor, ndërsa i dyti ndërroi jetë nga plagët e marra pak kohë më vonë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Viktimat u identifikuan si shtetas amerikanë dhe libanezë. The post Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona appeared first on Euronews Albania. Burimi: Botë