Përplasen dy automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset një prej drejtuesve
Një aksident automobilistik është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë në afërsi të fshatit Gramsh. Dy mjete janë përfshirë në këtë aksident, ku mjeti tip Audi ka përplasur nga pas një mjet tip Skoda. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Audi, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tjetër ka pasur lëndime të lehta dhe nuk ka pranuar të shkojë në spital. Policia ka shkuar në vendngjarje për dokumentimin e aksidentit dhe disiplinimin e trafikut. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se me jetu tip Audi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur nga pas mjetin tip Skoda, dhe ky i fundit është përplasur me...
Burimi:
syri.net