Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, 83-vjeçari humb jetën pas plagëve të marra (EMRI)

Përplasen dy automjete në aksin Shkodër-Lezhë, 83-vjeçari humb jetën pas plagëve të marra (EMRI)

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Lezhë në zonën e Kryebushatit. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një 83-vjeçar Gjon Nikaj banues në Shkodër. I moshuari u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Në aksident është përfshirë edhe një 67-vjeçar me shtetësi franceze me inicialet P. L. i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”,...