Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur
Një anije mallrash është fundosur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, afro 32 kilometra në jug të Silivrit, një periferi e Stambollit. Anija “Tugberk İmamoglu” u përplas me mjetin me flamur turk “Alsu”, i cili sipas autoriteteve nuk pësoi dëmtime të dukshme. Pas përplasjes humbi çdo kontakt me ekuipazhin e anijes së mallrave. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një varkë shpëtimi dhe mbetje të tjera të “Tugberk İmamoglu”, por ende asnjë gjurmë të personave që ndodheshin në bord.Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare deklaroi se anija konsiderohet e fundosur, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve, ndërsa telefonat e anëtarëve të ekuipazhit rezultuan të fikur ose pa përgjigje....
Burimi:
javanews.al