Përplasen 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë, 7 të plagosur, humb jetën 1 person
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjsin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përplasur pesë automjete. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se fillimisht një mjet me drejtues 45-vjeçarin H.B., është përplasur me një kamion e për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Më pas, në aksident janë përfshirë dhe 3 mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia sqaron se drejtuesja e një prej mjeteve është larguar nga vendngjarja, por është shoqëruar nga efektivët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i plotë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi H. B.,...
Burimi:
kohajone.com