Përpjekjet për të mbajtur në këmbë narkoeuron gërryejnë kapitalin e BSH, humbjet në nivele historike

Përpjekjet për të mbajtur në këmbë narkoeuron gërryejnë kapitalin e BSH, humbjet në nivele historike

Forcimi Lekut e ka zbritur kapitalin e Bankës së Shqipërisë në vlerat më të ulëta historike. Sipas statistikave zyrtare, në fund të muajit tetor vlera e kapitalit të Bankës së Shqipërisë ishte negativ në vlerën e 31.6 miliardë lekëve, me një përmirësim shumë të vogël nga niveli 31.7 miliardë lekë i muajit shtator. Këto janë nivelet më të ulëta historike të kapitalit të Bankës së Shqipërisë. Që prej fillimit të vitit 2023, kur nisi rritja e shpejtë e normave të interesit, gjendja e kapitalit të Bankës së Shqipërisë ka qëndruar kryesisht në vlera negative. Veç efektit të rritjes së normave të interesit, një ndikim të fortë ka dhënë edhe zhvlerësimi i rezervës gjithnjë e më të madhe valutore të mbajtur nga Banka Qendrore. Banka e...