Përmbytjet/ Boçi: Thethi nën ujë, pushteti në zyra

Përmbytjet/ Boçi: Thethi nën ujë, pushteti në zyra

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka ragura pas përmbytjeve në zonën e Thethit. ‘Thethi nën ujë, pushteti në zyra’, shkruan ai në një postim në facebook. Postimi: Thethi nën ujë, pushteti në zyra. Situata e rënduar prej reshjeve në Theth, duket se nuk ka shqetësuar asnjë pushtet në Shkodër e Tiranë. Asnjë masë, asnjë kujdes dhe për më tepër braktisje totale dhe për domosdoshmëritë më urgjente që ka Thethi. Kjo është e patolerueshme! Banorët kërkojnë mbështeje dhe praninë e shtetit. Por ai vjen në Theth vetëm për ndëshkim ose për reklamë turistike. E sot që Thethi kërkon shtet ai po merret me llogaritë e asamblesë së PS.