Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

Përmbytje katastrofike në Turqi, shirat e rrëmbyeshëm sjellin kaos në disa qytete, zona të tëra nën ujë!

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, daljen e përrenjve nga shtrati dhe probleme të shumta me qarkullimin në disa zona të Turqisë. Situata më e rënduar paraqitet në provincën Sakarya, në veriperëndim të vendit, ku në disa zona janë regjistruar mbi 100 milimetra reshje. Kryetari i bashkisë së Sakaryas, Yusuf Alemdar, e ka cilësuar situatën si jashtëzakonisht të pazakontë. “Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë 27 vjet shi. Herën e fundit që pamë një shi të tillë ishte në vitin 1999. Këto janë reshje shumë të dendura shiu”, deklaroi ai. Reshjet e fuqishme kanë bërë që përrenjtë të dalin nga shtrati, ndërsa disa rrugë janë dëmtuar ose shembur. Uji ka përfshirë banesa, biznese dhe sipërfaqe...