Përmbyset anija e pasagjerëve pranë brigjeve të Republikës Turke të Qipros Veriore, 7 të vdekur
Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një anije pasagjerësh u përmbys pranë brigjeve të Qipros Veriore, njoftoi kryeministri i qeverisë turko-qipriote, Ünal Üstel. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim për gjetjen e 23 personave që rezultojnë të zhdukur. Sipas Üstelit, në bord ndodheshin gjithsej 267 persona në momentin e aksidentit, ndërsa 237 prej tyre janë shpëtuar. Ministria e Brendshme e Turqisë bëri të ditur se anija filloi të mbushej me ujë dhe ishte në rrezik fundosjeje rreth 4 milje detare larg portit të Kyrenias. Pamjet nga vendngjarja tregojnë anijen të anuar në njërën anë pas incidentit. Anija e pasagjerëve FILOJET, po udhëtonte të dielën nga Porti i Kyrenias drejt Portit Tasucu. Në kuadër të operacionit, në zonë u dërguan katër anije të Komandës së...
Burimi:
syri.net