Përmbyllet cikli i shtatë takimeve rajonale me prindër për Strategjinë e Arsimit 2035+

Përmbyllet cikli i shtatë takimeve rajonale me prindër për Strategjinë e Arsimit 2035+

10 November, 2026 - 21:50 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, zhvilluan në Mitrovicë takimin e fundit të ciklit të bashkëbisedimeve rajonale me prindër, të organizuar në kuadër të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit 2035+. Takimi në Mitrovicë ishte i shtati në këtë cikël, përmes të cilit synohej përfshirja e prindërve në diskutimet për të ardhmen e arsimit në Kosovë, si dhe mbledhja e propozimeve dhe rekomandimeve të tyre për strategjinë e re. Gjatë bashkëbisedimit, ministri Çeku diskutoi me prindërit për tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e sistemit arsimor, përfshirë shkollën gjithëditore, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, rishikimin e kurrikulës dhe teksteve shkollore, si dhe sigurinë dhe mirëqenien...