Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD
Sekretariati i Etikës në Kuvend pritet të mblidhet sot më 23 tetor në orën 10:00, përmes një takimi online, për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 20 deputetëve të Partisë Demokratike. Kërkesa vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës së fundit plenare në Parlament. Sipas propozimit të socialistëve, për gjashtë deputetë të opozitës, të cilët akuzohen për përfshirje në veprime fizike gjatë seancës, kërkohet masa e përjashtimit nga aktiviteti parlamentar për një periudhë dymujore. Ndërkohë, për 14 deputetë të tjerë demokratë, të cilët akuzohen se penguan zhvillimin normal të punimeve duke bllokuar Foltoren, kërkohet përjashtim për 10 ditë. Në grupin e gjashtë deputetëve për të cilët kërkohet masa më e rëndë...
Burimi:
javanews.al