Përkujtohet poeti kombëtar Naim Frashëri
Poeti, historiani, gazetari, përkthyesi dhe veprimtari i arsimit kombëtar dhe i kulturës, Naim Frashëri, u nda nga jeta më 20 tetor 1900 në Stamboll. Akademia e Shkencave përkujtoi sot, poetin kombëtar, duke kujtuar krijimtarinë e tij të gjerë, përmes së cilës Naimi i këndoi dashurisë për atdheun, gjuhës shqipe, natyrës, historisë dhe krenarisë kombëtare. Vepra e tij luajti një rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe në zhvillimin e letërsisë shqipe, duke e bërë një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare. Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje mori mësimet e para. Më 1865, familja u shpërngul në Janinë, ku, bashkë me vëllanë më të vogël, Samiun, përfundoi gjimnazin grek “Zosimea”. Më vonë punoi për disa...
Burimi:
kultplus.com