Përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes shkrimtari dhe skenaristi i shquar Teodor Laço

Përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes shkrimtari dhe skenaristi i shquar Teodor Laço

Më 29 shtator të vitit 1936, lindi në fshatin Dardhë të Korçës, shkrimtari, skenaristi, ish-ministri i Kulturës, Teodor Laço. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës, por pasioni i hershëm për shkrimin përcaktoi fatin e tij. Në vitin 1965 botoi librin e parë “Era e tokës”, për të vijuar tre vite më vonë me “Shtëpia në rrugicë”. Teodor Laço është autori i dhjetëra romaneve, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave apo dokumentarë, duke lënë pas një pasuri të madhe për letrat shqipe. Pas viteve ’90 ai u përfshi në politikë, si deputet, ministër i Kulturës e më vonë si ambasador. Një pjesë të veprave të tij të fundit, i shkroi në fshatin e lindjes, Dardhë. Zemra e tij ndaloi së rrahuri më 15 tetor...