Përkujtohet Mbretëresha Geraldinë, 24 vjet pas vdekjes
Më 22 tetor 2002, u shua Mbretëresha Geraldinë. E mbiquajtura “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, zbarkoi në tokën shqiptare në dhjetor 1937, pas marrjes së një ftese nga motrat e Mbretit Zogu I, të cilit i ishte treguar një foto e saj gjatë një balloje të organizuar në Budapest. Kjo paranjohje mes tyre u ndërmor nga Sekretari i Zogut, Jak Koci dhe i dërguari hungarez, Cyczy. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se, një muaj pas ardhjes, më 30 janar 1938, Geraldina u fejua me Mbretin Zogu I. Ndërsa, më 27 prill 1938, pasi vunë kurorë, Geraldina u quajt “Mbretëresha e Shqiptarëve”. Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, Geraldina 22-vjeçare nisi të ushqente dashuri për vendin, ku edhe do të mbyllte sytë. Ajo luajti...
Burimi:
kultplus.com