Përkrahu publikisht protestën/ Rama: Dua Lipa do protestën, unë dua Duan
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit të zhvillimit dhe ruajtjes së mjedisit, duke iu referuar edhe këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Gjatë një interviste, Rama tha se nuk e sheh zhvillimin dhe konservimin e mjedisit si dy alternativa që përjashtojnë njëra-tjetrën. Ai argumentoi se të dyja mund të bashkëjetojnë dhe se debati duhet të mbështetet te të dhënat dhe vlerësimet shkencore. I pyetur nëse mbështetja e Dua Lipës për protestat mund të konsiderohet si element propagande, Rama u shpreh se këngëtarja ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj. “Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është...
Burimi:
ntv.al