Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan të papunë 4.3% më shumë në një vit

foto ilustruese TIRANË- Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave të punës raportuan se papunësia tek të grup-mosha 15-29 vjeç pësoi rritje vjetore me 16% në tremujorin e dytë të vitit, teksa të dhënat administrative treguan se 16,537 të rinj u regjistruan si të papunë në zyrat e punësimit me rritje vjetore 4.3%. Pas një përmirësimi të përkohshëm në tremujorin e pare 2025 papunësia e regjistruar te të rinjtë ka ndjekur një trajektore rritëse (shiko grafikun më poshtë). Në tre tremujorët pasues, numri është rritur gradualisht, duke arritur në mbi 16.5 mijë persona në tremujorin e dytë të këtij viti. Rritja e papunësisë së regjistruar te të rinjtë lidhet pjesërisht me vështirësitë e...