‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Ja kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

‘Përgjonin ministra e deputetë’/ Berisha: Ja kush janë dy zyrtarët e tjerë të SHISH që ndihmonin Agasin

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, i cili ngre akuza të rënda për përdorimin e strukturave të SHISH-it për përgjime dhe ndjekje të personave të ndryshëm. Sipas denoncimit, pretendohet se Ergys Agasi kishte mundësi të kërkonte përgjime ndaj personave që dëshironte dhe se për këtë veprimtari dyshohet se ndihmohej nga drejtori i Operacionales në SHISH, Jurgen Kole, dhe një tjetër person i identifikuar si Iglis Sadikaj. Sipas denoncimit, Jurgen Kole paraqitet si personi që, zbatonte kërkesat për përgjime dhe përndjekje të personave të ndryshëm, përfshi ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë. Sipas denoncimit, për këto përgjime, Jurgen Kole, përdorte edhe një prej drejtuesve të bazave në terren, i identifikuar si Iglis Sadikaj. Denoncuesi pretendon gjithashtu se kjo situatë vijon edhe...