Përgjimet e Ron Yeffet dhe trafikimi i armëve përmes KAYO-s, Bardhi: Cënohet siguria kombëtare
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e publikuara të Ron Yeffet, duke i kërkuar SPAK-ut të administrojë materialet dhe të nisë një hetim të plotë për akuzat e ngritura. Sipas Bardhit, deklaratat dhe materialet e publikuara ngrenë akuza për ndarje të pasurive publike, favorizim të interesave private, presion ndaj bizneseve dhe përdorim të parave publike jashtë rregullave dhe transparencës. Një nga çështjet që kreu i grupit parlamentar të PD kërkon të hetohet lidhet me kompaninë shtetërore KAYO dhe pretendimet për një skemë të mundshme ndërkombëtare të armëve. Bardhi thekson se nga materialet e publikuara ngrihen pretendime se armë me origjinë nga Afrika mund të paketoheshin në Shqipëri dhe më pas të...
Burimi:
gijotina.com