Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…
Pas disa orësh diskutimi, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë. Takimi u zhvillua në ambientet e “Vilës së Kuqe” në Tiranë, ku në fokus janë dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”. Gjatë mbledhjes, u diskutuan detajet dhe hapat që lidhen me këto dokumente. Kjo nuk është hera e parë që kryesocialisti ka mbledhur të vetët. Ndërkohë, nisma “Prania Besnike” mbahet çdo të premte, në orën 17:00. Në këtë hapësire të re, qytetarët shprehin pakënaqësitë, problematikat dhe sugjerimet e tyre për çështjet e përditshmërisë.
Burimi:
javanews.al