Përfundon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kandidatura e PDK-së nuk u votua por kaluan të tjerat…

Përfundon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kandidatura e PDK-së nuk u votua por kaluan të tjerat…

Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës nga seanca dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës mbyll sot, pasi u zgjodhën të gjithë kandidatët e tjerë.Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik” dhe se procesi do të vazhdojë me propozimet e LDK-së.Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota pro.Ndërsa, pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, Kuvendi arriti ta zgjedhë edhe deputeteten serbe Tanja Vujoviçit, që mori edhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa nga LDK-ja.Nga minoritetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.“Konsideroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu, para...