Përfundon dita e parë e bisedimeve Ukrainë-Rusi nën ndërmjetësimin e SHBA-së, Evropa kërkon rol
Negociatorët ukrainas dhe rusë e përfunduan ditën e parë të bisedimeve dyditore, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, nuk dihet nëse është shënuar ndonjë përparim në këto bisedime. Takimi i së martës në Abu Dabi ishte i pari ballë për ballë mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti. Bisedimet po zhvillohen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë i ka shtuar përpjekjet për ta zhbllokuar procesin e paqes në luftën më të madhe dhe më të përgjakshme tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili u takua me homologun e tij ukrainas në Paris, në kuadër të një takimi të...
Burimi:
syri.net