Përfundoi Festivali i Filmit Shqiptar, këta janë fituesit e çmimeve
Pas 14 vitesh mungesë, Festivali i Filmit Shqiptar u rikthye në Tiranë, duke përmbyllur edicionin e tij me një mbrëmje gala dhe ndarjen e çmimeve për krijuesit, regjisorët dhe aktorët më të spikatur të kinematografisë shqiptare. Çmimi kryesor, Kupa e Festivalit të Filmit, iu dha filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me regji të Gentjan Koçit, i cili u shpall fitues i këtij edicioni. Në kategorinë e aktrimit, çmimi për Aktoren më të Mirë iu dha Adriana Matoshit për interpretimin në filmin “Luna Park”, ndërsa Çmimi për Aktorin më të Mirë shkoi për Blerim Destanin, për rolin në “Amsterdam Express”. Çmimi për Regjisorin më të Mirë iu dha Gjergj Xhuvanit, ndërsa çmimi për Producentët më të Mirë u fitua nga Dritan Huqi...
Burimi:
kultplus.com