Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendgrumbullimit, duke shkaktuar një re të madhe tymi, e cila, në varësi të drejtimit të erës, është përhapur edhe drejt Kamzës dhe Mamurrasit. Ky është rasti i disa-të brenda harkut kohor të dy muajve që vendgrumbullimit i vihet flaka. Nuk raportohet rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë tij. Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës, ndërsa një fadromë po punon për mbulimin e mbetjeve me dhe, pasi sipas raportimeve, kjo është mënyra për të vënë nën kontroll flakët, pasi ndërhyrja vetëm me mjete zjarrfikëse është e pamjaftueshme.
Burimi:
javanews.al