Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, policia shpëton katër turistët gjermanë

Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, policia shpëton katër turistët gjermanë

Katër shtetas gjermanë janë evakuuar në kohë nga një mjet lundrues që u përfshi nga flakët, në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil. Ndërhyrja e shpejtë e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare bëri të mundur nxjerrjen e tyre të sigurt në breg, ndërsa fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime. Njoftimi i policisë: Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt...