Përfshihet nga flakët hoteli në qendër të Shkodrës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Një godinë e përshtatur si hotel pranë zonës së pedonales është përfshirë nga flakët. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, tre mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Efektivët po punojnë me intensitet për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet materiale në ambientet e hotelit janë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekspertët po kryejnë verifikimet përkatëse. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com