Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Një shtëpi private është djegur nga zjarri që ra në zonën e rrugës “Njazi Meta” pasditen e sotme në Tiranë (19 gusht), poshtë zonës së QSUT-së në Tiranë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilët vunë flakët nën kontroll. Nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë një tym i dendur u raportua në zonë deri në momentin e fikjes së flakëve. Gjithashtu u rrezikua edhe një restorant aty pranë. Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike.