Përfshihet nga flakët automjeti në një parkim nëntokësor në Fier, banorët në panik
Një automjet tip “Mercedes-Benz “ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit. Situata ka krijuar frikë për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nëntokësore. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa dy automjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në pjesën e motorit të Mercedes-Benz-it. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesën tjetër të parkimit. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë...
Burimi:
gijotina.com