Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Deklarata e Fegja Dimoviqit, përfaqësues i Listës Studentore serbe, e raportuar nga Radio Evropa e Lirë, godet drejtpërdrejt shpresën se ndryshimi politik në Beograd do të sjellë një mendësi tjetër ndaj Kosovës. Ta shpallësh Kosovën “pjesë përbërëse të Serbisë” do të thotë të përsërisësh pretendimin që ka helmuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndryshon folësi, ndërsa mesazhi mbetet i njëjtë: Beogradi pretendon të vendosë mbi Kosovën. Këtu duhet të marrë fund çdo romantizëm politik. Fjala “studentore” nuk e pastron një qëndrim nacionalist. Protesta kundër korrupsionit nuk të jep të drejtën të mohosh shtetësinë e fqinjit. Dhe kundërshtimi i Vuçiqit nuk mjafton për t’u paraqitur si demokrat, nëse për Kosovën vazhdon të mendosh me të njëjtën logjikë pronësie. Çfarë ndryshimi përfaqëson një forcë që kërkon ta çlirojë...
Burimi:
kohajone.com