Përdhunoi 32-vjeçaren dhe i plagosi babanë, gjykata lë në burg dajën e Zegjine Çaushit
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes. Seanca për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi. Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”. Bledar Bakaj dyshohet se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar një 32-vjeçare nga Roskoveci, ndërsa plagosi babain e saj me mjete prerës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt. Sipas hetimeve paraprake, 52-vjeçari...
Burimi:
syri.net