PERBALLE RAMES/ AMBASADORI WENDT SJELL DOSJEN” E UASHINGTONIT, BERISHA PRET NDONJE SINJAL
Ardhja e Eric Wendt në Tiranë hap një kapitull të ri në marrëdhëniet politike SHBA–Shqipëri. Ambasadori i ri amerikan nuk vjen me një axhendë të paqartë. Në dëgjesën e tij në Senatin amerikan, ai renditi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe narkotrafikut, ndërsa për SPAK-un foli për një institucion të vlefshëm dhe të pavarur, që duhet të mbrohet nga ndikimi politik. Pikërisht këtu nis edhe interesi politik në Tiranë. Përballë Wendt është Edi Rama, kryeministri me të cilin ambasadori i ri do të duhet të ndërtojë marrëdhënien institucionale të Uashingtonit me qeverinë shqiptare. Pyetja nuk është nëse SHBA dhe qeveria shqiptare do të bashkëpunojnë, por se sa të drejtpërdrejta do të jenë mesazhet amerikane për drejtësinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në anën tjetër...
Burimi:
ntv.al