“Për një grusht votash më shumë”, fitore me fotofinish e Harry Kane ndaj Kylian Mbappe

“Për një grusht votash më shumë”, fitore me fotofinish e Harry Kane ndaj Kylian Mbappe

27 Tetor 2026 10:00 Telesport Vetëm 41 vota ndanë fituesin e Topit të Artë 2026, Harry Kane, nga vendi i dytë, Kylian Mbappe. Ai që konfirmoi gjithçka është kryeredaktori i “France Football”. “Diferenca mes tyre ishte minimale. E kam ndjekur votimin në kohë reale dhe Mbappe ka qenë në epërsi shumicën e kohës, por Kane përmbysi gjithçka në fund”, tha Vincent Garcia, shefi i France Football. “Diferenca mes Kane e Mbappe është më e vogël se ajko mes Rodri e Vinicius në vitin 2024. Ajo që vihet re është se ka shpërndarje votash mes futbollistëve spanjollë, si Rodri e Yamal, dhe jo të përqendruara në një kandidat të vetëm”, tha Garcia.