“Për çmimet fjalët kanë mbaruar”, Braçe bën pazarin e javës dhe alarmohet: Kursi i këmbimit, abuzim që të lë pa mend!
erion brace TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka publikuar një video me në fokus kritikat jo vetëm ndaj çmimeve të ushqimeve, por edhe për kursin e këmbimit në disa supermarkete në vend. Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, pak pasi ka kryer pazarin e javës, Braçe thotë se për çmimet e larta 'fjalët ka mbaruar', ndërsa ndalet te kurset e këmbimit të afishuara në disa supermarkete. Sipas tij, euro dhe dollari këmbehen me vlera më të ulëta se kursi zyrtar i referuar prej tij si kursi i Bankës së Shqipërisë. Lidhur me këtë, duke e cilësuar 'abuzim', Braçe thekson se supermarketet, dyqanet dhe stacionet e karburanteve nuk janë të legjitimuara të këmbejnë monedha të huaja dhe se kanë detyrimin të tregtojnë në lekë....
Burimi:
zeri.ai