Për çfarë u përdor? Automjeti i vjedhur, gjendet i djegur në një tunel ushtarak në Cerkovinë të Vlorës, nisin hetimet

Për çfarë u përdor? Automjeti i vjedhur, gjendet i djegur në një tunel ushtarak në Cerkovinë të Vlorës, nisin hetimet

PAMJE NGA AUTOMJETI I DJEGUR VLORË-Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës. Ngjarja është konstatuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth. Sipas hetimeve, ka rezultuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja. Policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme, përpara se të përfundonte i fshehur në tunelin e vjetër ushtarak. Policia ka nisur marrjen dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë lënë automjetin në tunel, si dhe zbardhjen e itinerarit të...