Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni ka pranuar se lufta me Iranin ka shkaktuar mungesa në rezervat amerikane të municioneve, duke konfirmuar shqetësimet e ngritura gjatë muajve të fundit për kapacitetet e arsenaleve të Shteteve të Bashkuara. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, i paraqitur në Kongres, bie në kontrast me deklaratat e mëparshme të administratës Trump, e cila në masë të madhe kishte hedhur poshtë raportimet për vështirësitë me rezervat e municioneve. Raporti vjen gjithashtu në një kohë kur presidenti Donald Trump ka deklaruar në platformën Truth Social se SHBA-ja po prodhon “më shumë armë të nivelit të lartë dhe elitar se në çdo periudhë tjetër të historisë së saj”. Sipas raportit të parë të këtij lloji, të hartuar në mënyrë të detyrueshme për Kongresin,...