Pensionistët i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, duhet të shporret një orë e më parë
Edhe pensionistët iu bashkua protestës së studentëve në zonën e Rrugës së Durrësit, në Tiranë, ku shprehu pakënaqësinë për kushtet ekonomike dhe situatën politike në vend. Gjatë tubimit, njëri prej tyre foli për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet si pensionist, ndërsa kritikoi edhe drejtuesit politikë. “Ne jemi një popull që kemi dalë në protestë, me shumë vuajtje. Jam pensionist me një pension qesharak. Një njeri që do të rrijë në karrige e futi popullin në luftë. Ky duhet të ikë një orë e më parë nga ky pushtet”, u shpreh ai. Pensionisti tha se kishte vendosur t’i bashkohej protestës për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjendjes aktuale në vend. Ndërkohë, protesta në Rrugën e Durrësit vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të...
Burimi:
gijotina.com