Pensioni i fshatit, afati po afron! Ja si mund të blini vitet e munguara të sigurimit
Banorët e fshatit që zotërojnë tokë bujqësore kanë një mundësi për të shlyer kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore pa kamatëvonesa dhe penalitete. Sipas skemës, fermerët në zonat fushore duhet të paguajnë 38,400 lekë në vit, ndërsa ata në zonat malore 29,400 lekë. Lehtësia përfshin detyrimet e periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2024. Kushti kryesor është që pagesa e kontributeve të kryhet e plotë deri më 31 dhjetor 2026. Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha shpjegon se kjo është një mundësi për fermerët që të mbyllin detyrimet e prapambetura duke paguar vetëm vlerën bazë, pa interesat dhe gjobat e akumuluara. Përfitimi nuk lidhet vetëm me shlyerjen e borxheve, por edhe me plotësimin e viteve të sigurimit që ndikojnë në të drejtën për...
Burimi:
kohajone.com