Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me protestat në vend. Peleshi në reagimin e tij thekson se, vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Kryetari i Kuvendi u ka bërë thirrje partive politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. “Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë. U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, thekson Peleshi.
Burimi:
argjiroja.net