Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin
Kina jep alarmin se ka rrezik të lartë për një tjetër përmbytje pranë kufirit me Nepalin, pasi rrëshqitjet e dheut kanë krijuar një liqen të ri natyror. Mbetjet e shembjeve kanë bllokuar rrjedhën e dy lumenjve, Chhochen Khola dhe Purepu Tsangpo, duke bërë që uji të grumbullohet pas barrierës së krijuar nga dheu dhe shkëmbinjtë. Deri të premten, liqeni kishte grumbulluar rreth 2.5 milionë metra kub ujë, ndërsa niveli pritet të rritet më tej për shkak të reshjeve. Autoritetet kineze druhen se nëse barriera natyrore nuk përballon presionin e ujit, liqeni mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë një valë të re përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dheu në zonat përreth. Paralajmërimi vjen vetëm pak ditë pas një përmbytjeje të fuqishme në rajon, e cila shkaktoi...
Burimi:
javanews.al