PDK-ja e gatshme të diskutojë për presidentin e Kosovës, nëse kalon projektligji për Specialen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se nëse miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, subjekti më i madh opozitar në Kosovë është i hapur të diskutojë për temat e tjera me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Në një deklarim për media para seancës së të hënës në Kuvendin e Kosovës, Hamza tha se për këtë projektligj ka diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, në një takim të mbajtur të dielën. Sipas Hamzës, në takimin me kreun e LVV-së, Kurti, është biseduar edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa diskutuar rreth emrave të mundshëm. “Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur...
Burimi:
kohajone.com