PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) braktisën sallën plenare. Shkak për këtë vendim u bë fakt se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk mbështeti kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit. Gjatë procesit të votimit, deputeti Ardian Gola u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LVV-së. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi nga PDK-ja që të paraqiste sërish një propozim për nënkryetar. Në atë moment, përveç deputetit Mërgim Lushtaku, të gjithë deputetët e tjerë të PDK-së u larguan nga salla plenare. Pas daljes nga salla, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi për mediat se subjekti i tij politik nuk do të vazhdojë më pjesëmarrjen në këtë seancë dhe do t’i drejtohet...