PD zbardh agjendën e kryedemokratit Sali Berisha në Strasburg dhe PE

PD zbardh agjendën e kryedemokratit Sali Berisha në Strasburg dhe PE

Partia Demokratike ka zbardhur agjendën e takimeve që lideri demokrat, Sali Berisha do të mbajë në Strasburg dhe Parlamentin Evropian. Në një njoftim për median, PD bën publike takimet e sotme që kryedemokrati Sali Berisha do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Parlamentin Europian. Në orën 11:30, z. Berisha do të zhvillojë një takim me delegacionin e Kosovës, ndërsa në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Europian, Berisha do të mbajë fjalën e tij. Gjatë ditës, po ashtu kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane (PPE). NJOFTIM PËR MEDIA Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ndodhet në Strasburg dhe gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë...