No Image Available

PD: Qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimit të naftës, të eliminohet taksa e qarkullimit

Partia Demokratike denoncon rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri dhe i kërkon qeverisë të ndërhyjë menjëherë përmes lehtësive fiskale. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, e cilësoi situatën si emergjente, duke argumentuar se çmimi i nafta ka arritur në nivele rekord dhe po rëndon si ekonomitë familjare, ashtu edhe bizneset dhe sektorin prodhues. Deklarata e Bozdos: Këto ditë, çmimi i diezelit/karburantit në Shqipëri ka arritur nivele rekord, të papërballueshme për ekonominë tonë familjare por edhe atë prodhuese, duke u tregtuar me rreth 229 lekë për Litër, ose ndryshe rreth 2,5 euro për litër. Ky nivel e vendos Shqipërinë: Si vendin me çmimin më të lartë të diezelit në rajon, rreth 30% mbi mesataren rajonale;Mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ku çmimi mesatar i dizelit ishte 2...