PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen sot përballë njëra-tjetrës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas disa muajsh bllokimi, sot rimblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili duket se do të nisë punën pa dakordësinë e palëve. Komisioni i posaçëm do të rishikojë formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Palët do të duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe Komisionit Evropian për një reformë të thellë zgjedhore që nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS por edhe partitë e tjera. Propozimi i PD është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një...
Burimi:
kohajone.com