PD nis protestën para Kryeministrisë, djegin shiltet rreth sofrës së dialogut të thirrur nga Rama
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Protestuesit e mbledhur pranë selisë së Partisë Demokratike marshuar drejt Kryeministrisë, pas paralajmërimit për zhvillimin e protestës kombëtare të studentëve. Në krye të marshimit u vendosën deputetët e Partisë Demokratike, të cilët më pas nisën protestën përpara godinës së qeverisë. Protestuesit e PD-së dogjën shiltet e vendosura rreth sofrës së dialogut të thirrur nga kryeministri Edi Rama me thirrjet 'dorëheqje'. Tubimi zhvillohet në ditën e 12-të të protestave studentore, ndërsa opozita ka deklaruar mbështetjen e saj për kërkesat e studentëve.
Burimi:
zeri.ai