PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca socialiste e rrëzon
Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s, por mazhoranca e ka rrëzuar kërkesën me forcën e kartonit. “Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yefet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve. Sipas tij, një Komision Hetimor ka për qëllim mbledhjen dhe verifikimin e informacionit. Bardhi tha se në kërkesën e opozitës janë paraqitur informacionet dhe indiciet që lidhen me aktivitetin e KAYO-s. “Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti, çfarë aktiviteti ka”, tha Bardhi, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet e kompanisë me partnerët privatë....
Burimi:
gijotina.com