“PD ka shkatërruar strukturat”- Dashnor Sula: Kështu si është katandisur opozita, Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet!

“PD ka shkatërruar strukturat”- Dashnor Sula: Kështu si është katandisur opozita, Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet!

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka komentuar situatën në opozitë dhe strategjinë e Partisë Demokratike, duke deklaruar se me gjendjen aktuale të saj, Partia Socialiste do të fitojë sërish zgjedhjet. Sipas tij, PD ka shkatërruar strukturat e saj organizative, ndërsa PS mbetet e organizuar, çka do ta ndihmojë të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2029. “Nuk po ndalem në mbrojtje të PS-së, por me këtë sistem dhe me këtë mënyrë ku është katandisur opozita, prapë PS në 2029-ën i fiton zgjedhjet. Nuk mund të ketë 83, do të ketë më pak, por forcë e parë do të dalë, s’ka rrugë tjetër”, deklaroi Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN. Më tej, ai u ndal te zgjedhjet...