PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht këtë të premte draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Grupi Parlamentar i PD ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe. Versioni i Grupit Parlamentar të PD shpjegohet me një relacion të argumentuar prej 168 faqesh, ku janë marrë në analizë të gjitha kriteret ligjore për ndarjen administrativo-territoriale. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive. “Çështja themelore është modeli i pushtetit vendor që Shqipëria dëshiron të ndërtojë. Ne nuk propozojmë më shumë bashki për të krijuar më shumë poste. Propozojmë bashki funksionale aty ku ato janë të nevojshme për të krijuar: më shumë afërsi, më shumë demokraci, më shumë...
Burimi:
gijotina.com