PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës nga ana e mazhorancës për hetimin e KAYO-s
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pas rrëzimit nga mazhoranca të kërkesës së 41 deputetëve të opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për shoqërinë shtetërore KAYO. Opozita kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të 8 tetorit 2026, duke pretenduar se mazhoranca ka cenuar të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore. Komisioni i kërkuar nga opozita kishte si objekt hetimin e marrëveshjeve të KAYO-s me kompani të tjera, aktivitetin e saj në prodhimin, importin dhe tregtimin e armëve, si dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike. Një tjetër pikë që opozita kërkon të hetohet janë dyshimet për një skemë të mundshme të trafikut ndërkombëtar të armëve, si dhe përputhshmëria e aktivitetit të kompanisë me detyrimet që rrjedhin...
Burimi:
gijotina.com