PD bojkotoi ‘Zgjedhoren’, paralajmëron Balla: Nëse nuk kthehen deri në 30 nëntor do çojmë në Kuvend propozimet tona

PD bojkotoi ‘Zgjedhoren’, paralajmëron Balla: Nëse nuk kthehen deri në 30 nëntor do çojmë në Kuvend propozimet tona

taulant balla TIRANË- Opozita bojkotoi sot Komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të vijojë me propozimet e saj. Në një prononcim për mediat, Ballla paralajmëroi se opozitën se nëse Partia Demokratike vijon të bojkotojë Komisionin për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor, PS do të dorëzojë në Kuvend propozimet e saj. Pretendimet e PD-së për anashkalimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, Balla i cilësoi si një 'teatër', i cili sipas tij, vijon prej një dekade.  “Teatër prej një dekade që lidhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Nëse deri më 30 nëntor PD nuk vjen në komision për të punuar së bashku, hedh shashka dhe ne i diskutojmë. E bojkotuan ata komisionin. Nuk ke pse abuzon me...