Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual
9 September, 2026 - 16:55 Pazari i Vjetër, një prej hapësirave historike të Shkodrës, pritet të rindërtohet së shpejti përmes teknologjisë së realitetit virtual (VR), duke u kthyer kështu në një tjetër atraksion turistik për qytetin. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi. “Së shpejti, Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes Virtual Reality! ‘Old Bazaar of Shkodra’ është një eksperiencë VR që rindërton Pazarin e shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi”, u shpreh Gonxhja. Gonxhja informoi se përmes modelimit 3D, arkitekturës, personazheve, tingujve dhe atmosferës së kohës, publiku do të...
Burimi:
kultplus.com